Tastiera

Tastiera Plisi D

Përvijimet e tastierës Plisi D1 (nalt) dhe Plisi D2 (poshtë)

Parahedhja «Plisi D» për tastierën shqipe mundëson dy zgjedhje.  Përvijimi Plisi D1 asht i thjeshtë dhe kufizohet vetëm në nevojat ma themelore të gjuhës shqipe. Plisi D2 përmban mbi njiqind karaktere shtesë që mund të shërbejnë për ta shkrue gati secilën gjuhë që e përdor alfabetin latin.

Plisi D synon me vendosë nji standard të ri mbarëkombtar, që i zgjidh të metat e tastaturave të maparshme shqiptare, tue pasë parasysh nevojat dhe parapëlqimet e përdoruesve si dhe gjendjen në treg.  Plisi asht emni i websajtit.  Germa D asht për Dardaninë.

Tastiera Plisi A

Përvijimi i tastierës Plisi A

Plisi A asht ndër përvijimet ma të përshtatshme për gjuhën shqipe. Mbështetun në tastierën amerikane (US Keyboard), Plisi A mundohet me i zgjidhë disa të meta të tastierave të maparshme shqiptare, por pa shkaktue pengesa a huti për përdoruesit.

Tastiera Plisi 1W

Përvijimi i tastierës Plisi 1W

Plisi 1W mbështetet në tastierën amerikane ndërkombtare (United States International) me ndryshime shum të vogla.  Këto lejojnë me i shtypë me lehtësi germat e veçanta shqipe Ë dhe Ç si dhe shkronja të gjuhëve tjera evropiane, përfshi gjuhët romane, gjermanike, ish-jugosllave dhe turke.

Tastiera Plisi 2W

Përvijimi i tastierës Plisi 2W

Për dallim nga përvijimi Plisi 1W, që shërben për të shkrue nji varg gjuhësh, Plisi 2W përqendrohet tek thjeshtësia e përdorimit për gjuhën shqipe.  Plisi 2W mbështetet në tastierën amerikane (US) me disa përshtatje t'imta.