Tastiera Plisi 1W

Plisi 1W mbështetet në tastierën amerikane ndërkombtare (United States International) me ndryshime shum të vogla.  Këto lejojnë me i shtypë me lehtësi germat e veçanta shqipe Ë dhe Ç si dhe shkronja të gjuhëve tjera evropiane, përfshi gjuhët romane, gjermanike, ish-jugosllave dhe turke.

Versioni: 
0.1
Parakushtet teknike: 

Sigurohu që komputori yt ka:

  • Sistemin operativ Microsoft Windows (XP, Vista dhe 7)
  • Tastierën fizike US Keyboard (tastiera amerikane) ose të ngjashme

Deri tash nuk kemi arrijtë me instalue përvijimin Plisi 1W në nji komputor me Windows 8

Kushtet e përdorimit: 
Përvijimin e tastierës Plisi 1W mund ta shkarkosh falas për përdorim vetjak dhe arsimor.

Qysh me e ba gati?

Shkarko skedarin

[collapsed]

Shkarko skedarin "plisi-1w-0.1.exe" për ta instalue përvijimin Plisi 1W në sistemin tand.

Shfletuesi yt mund të provojë me ndalue skedarin.  Në Google Chrome, në pjesën e poshtme t'ekranit mund të shfaqet nji dialog që të kërkon me hedhë ("Discard") skedarin.  Pranë butonin për "Discard" ndodhet nji shigjetë.  Kliko mbi te dhe nga menyja rrëshqitëse zgjedh "Keep" për ta mbajtë skedarin.

[/collapsed]

Instaloje

[collapsed]

Hap skedarin e shkarkuem.  Skedari asht i programuem që vetë ta fillojë instalimin.  Komputori mund të të kërkojë leje për ta instalue programin.  Nëse n'ekran shfaqet nji dritare dialogu, përgjigju "Po" (Yes).  Komputori do ta instalojë përvijimin Plisi 1W shum shpejt.

[/collapsed]

Zgjedhe përvijimin që don

[collapsed]

Plisi 1W nuk do ta zavendësojë përvijimin amerikan.  Ti do të kesh mundësi me zgjedhë se cilin përvijim don me përdorë në çdo kohë.

Mbas instalimit, në kandin e poshtëm në të djathtë t'ekranit, afër orës dhe datës, do të shfaqen nji ikonë e vogël me dy shkronja EN (ose SQ).  Kliko mbi te për ta ndërrue përvijimin nga tastiera amerikane në Plisi A.  Këte mund ta bash edhe tue shtypë njikohësisht Alt (n'anën e majtë) dhe Shift në tastierë.

Nëse nuk i tregon komputorit se cilin përvijim don ta përdorësh, sistemi vetvetiu do ta zgjedhë përvijimin e parazgjedhun (default).  Ti mund ta caktosh vetë përvijimin e parazgjedhun.  Mbas ta instalosh përvijimin Plisi 1W, tastiera amerikane do të mbetet e parazgjedhuna.

Për ta ba Plisin 1W përvijimin e parazgjedhun:

  1. Kliko mbi ikonën e tastierës (zakonisht shkruen EN ose SQ) me sustën e djathtë të miut.
  2. Mbasi të shfaqet nji meny rrëshqitëse, kliko mbi Parametrat ose Settings.
  3. Në krye të dritares, aty ku thotë "Gjuha e parazgjedhur" ose "Default input language," zgjedh nga lista rrëshqitëse gjuhën shqipe:  Shqip (Shqipëri) - Plisi 1W ose Albanian (Albania) - Plisi 1W.
  4. Kliko Në rregull ose OK.

Për udhzime ma të hollsishme, shihni faqen ndihmëse në sajtin e Microsoftit:  http://support.microsoft.com/kb/258824 (anglisht).

Nëse vendosni se Plisi 1W nuk i përmbushë nevojat tueja, mund ta çinstaloni si çdo program tjetër në panelin e kontrollit në Windows.

[/collapsed]

Qysh me e përdorë?

[collapsed]

Sa për fillim...

[collapsed]

Për hollsi shih skicën që ndodhet në krye të faqes ose kliko këtu për pamje të cilsisë së naltë.

Secili buton do ta ketë të njejtën vlerë si në përvijimin amerikan me përjashtim të W-së.  Sa herë të ndrydhni W-në në tastierë, komputori do të përftojë Ë-në.  Për ta nxjerrë W-në, Ç-në dhe nji varg karakteresh tjera, duhet ta përdorni butonin AltGr.

Për ta nxjerrë W-në, duhet t'i shtypni në të njejtën kohë butonin AltGr dhe çelësin e shënuem me W.  Me fjalë tjera, ndërsa mbani ndrydhun AltGr-në, duhet ta shtypni tastin e germës.  AltGr ndodhet menjiherë në të djathtë të tastit të hapsinës (space bar).  Për shkronjën e madhe ndizni kyçin madhor (Caps Lock) ose shtypni njikohësisht edhe ndërruesin (Shift).

Për ta përftue Ç-në, shtypni bashkarisht AltGr-në me tastin për presje (,), që ndodhet menjiherë sipër AltGr-së dhe në të djathtë të germës M.

[/collapsed]

AltGr dhe çelësat e vdekun

[collapsed]

Plisi 1W mundëson me përftue nji numër ma të madh karakteresh tue bashkëdyzue butona të ndryshëm në tastierë.  Nji mënyrë asht me mbajtë ndrydhun AltGr-në dhe pastaj me shtypë nji sustë tjetër të caktueme.  Karakteret që mundesh me i nxjerrë kështu janë të shënuem me të kaltër në butonat përkatës në skicën e masipërme.  Shih, p.sh., se si janë të dallueme W-ja dhe Ç-ja.

Mundësia tjetër asht me shtypë nji "çelës të vdekun" (dead key) dhe pastaj me i ra nji germe.  Në skicë, çelësat e vdekun janë shënue me të kuqe, të gjelbër ose të pembe.  Këto janë zakonisht thekse që mund t'u shtohen zanoreve.  P.sh., tue shtypë njiherë Shift + 6 (^) dhe pastaj a, nxjerrim germën â (a hundore).  Po ashtu mund të japin bashkëtingëllore me diakritike, si Š (` pastaj S) ose Ć (AltGr + ' pastaj C).

Oroe:  Çelësat e shënuem me të gjelbër duhet me i përdorë tue mbajtë ndrydhët AltGr-në, si rastin e Ć-së.  Nësë të duhet vetëm karakteri që shënon theksin (p.sh., ^, ´, ~, etj.), shtype çelësin e vdekun dhe pastaj bjeri njiherë sustës për hapsinë.  Provo, bie fjala, me shkrue:  ~a2.5.  Kunora (ˇ), e shenueme me të pembe, mund vetëm t'u vihet germave për të përftue Č, Š dhe Ž; në raste tjera, susta që jep kunorën nxjerrë vetëm theksin e randë (`).

Në tansi, Plisi 1W lejon këto bashkëdyzime për karaktere të veçanta:

Zanore të gjata (me theks të mprehtë)

[collapsed]

AltGr

+

a

=

á

 
   

e

=

é

 
   

i

=

í

 
   

o

=

ó

 
   

u

=

ú

 

AltGr

+ ' [pastaj]

a

=

á

 
   

e

=

é

 
   

i

=

í

 
   

o

=

ó

 
   

u

=

ú

 
   

y

=

ý

 

[/collapsed]

Zanore hundore (me theks kulmor)

[collapsed]

^

[pastaj]

a

=

â

 
   

e

=

ê

 
   

i

=

î

 
   

o

=

ô

 
   

u

=

û

 

[/collapsed]

Zanore të shkurta (me theks të randë)

[collapsed]

`

[pastaj]

a

=

à

 
   

e

=

è

 
   

i

=

ì

 
   

o

=

ò

 
   

u

=

ù

 

[/collapsed]

Zanore me dy pika (diarezë)

[collapsed]

AltGr

+

q

=

ä

 
   

p

=

ö

 
   

y

=

ü

 

AltGr

+ "  [pastaj]

a

=

ä

 
   

e

=

ë

 
   

i

=

ï

 
   

o

=

ö

 
   

u

=

ü

 
   

y

=

ÿ

 

[/collapsed]

Karaktere turke

[collapsed]

AltGr

+

t

=

ı

i e vogël pa pikë

AltGr

+ Shift +

t

=

İ

i e madhe me pikë

AltGr

+

g

=

ğ

yumuşak ge

   

j

=

ş

sh

[/collapsed]

Karaktere gjermanike

[collapsed]

AltGr

+

x

=

å

Ångstöm

   

z

=

æ

 
   

s

=

ß

esszet

   

l

=

ø

 

[/collapsed]

Karaktere spanjolle

[collapsed]

AltGr

+

n

=

ñ

nj

   

?

=

¿

pikëpyetje nismore

   

!

=

¡

pikëçuditëse nismore

[/collapsed]

Karaktere ish-jugosllave

[collapsed]

`

[pastaj]

c

=

č

ç

   

s

=

š

sh

   

z

=

ž

zh

AltGr

+ ' [pastaj]

c

=

ć

q jugosllave

AltGr

+

d

=

đ

dj jugosllave

[/collapsed]

Karaktere tjera

[collapsed]

AltGr

+

2

=

²

(fuqi) katror

   

3

=

³

(fuqi) kub

   

4

=

¤

valuta

   

5

=

euro

   

6

=

¼

nji e katërta

   

7

=

½

nji e dyta

   

8

=

¾

tri të katërtat

   

9

=

'

thonjëz njishe hapëse

   

0

=

'

thonjëz njishe mbyllëse

   

-

=

¥

jeni japonez

   

=

=

×

here/shumzim

   

[

=

«

thonjëz kandore

   

]

=

»

thonjëz kandore

   

\

=

¬

shenja mohuese

   

;

=

paragrafi

   

r

=

®

Registered

   

c

=

©

Copyright

   

m

=

µ

mikro

AltGr

+ Shift +

s

=

§

seksion

   

1

=

¹

fuqia 1

   

$

=

£

funta

   

=

=

÷

pjestimi

   

\

=

¦

shkopi i ndërpremë

   

;

=

°

gradë

   

°

=

¨

dy pika, diarezë

 

 

c

=

¢

qindarka

~

+

a

=

ã

a hundore portugeze

   

o

=

õ

karakter estonez

[/collapsed]

[/collapsed]

Vërejtje: 

Plisi 1W asht në fazë provuese, versioni 0.1.

Përvijimi i tastierës mund të mos funksionojë mirë nëse tastiera juej fizike nuk asht e modelit amerikan (US Keyboard).

Për çdo pyetje a vërejtje, shkruenani postel n' info@plisi.al.

Kjo faqe u botue për herë të parë më 7 nandor 2013. U përditsue më 9 nandor 20013.

Botue: 
07.11.2013
Përditsue: 
10.11.2013