Tastiera Plisi A

Plisi A asht ndër përvijimet ma të përshtatshme për gjuhën shqipe. Mbështetun në tastierën amerikane (US Keyboard), Plisi A mundohet me i zgjidhë disa të meta të tastierave të maparshme shqiptare, por pa shkaktue pengesa a huti për përdoruesit.

Versioni: 
1.0
Parakushtet teknike: 

Sigurohu që komputori yt ka:

  • Sistemin operativ Microsoft Windows (XP, Vista dhe 7)
  • Tastierën fizike US Keyboard (tastiera amerikane) ose të ngjashme

Deri tash nuk kemi arrijtë me instalue përvijimin Plisi A në nji komputor me Windows 8

Kushtet e përdorimit: 
Përvijimin e tastierës Plisi A mund ta shkarkosh falas për përdorim vetjak dhe arsimor.

Skica e tastierës Plisi A

Qysh me e ba gati?

Shkarko skedarin

[collapsed]

Shkarko skedarin "plisi-a-1.0.exe" për ta instalue përvijimin Plisi A në sistemin tand.

Shfletuesi yt mund të provojë me ndalue skedarin.  Në Google Chrome, në pjesën e poshtme t'ekranit mund të shfaqet nji dialog që të kërkon me hedhë ("Discard") skedarin.  Pranë butonin për "Discard" ndodhet nji shigjetë.  Kliko mbi te dhe nga menyja rrëshqitëse zgjedh "Keep" për ta mbajtë skedarin.

[/collapsed]

Instaloje

[collapsed]

Hap skedarin e shkarkuem.  Skedari asht i programuem që vetë ta fillojë instalimin.  Komputori mund të të kërkojë leje për ta instalue programin.  Nëse n'ekran shfaqet nji dritare dialogu, përgjigju "Po" (Yes).  Komputori do ta instalojë përvijimin Plisi A shum shpejt.

[/collapsed]

Zgjedhe përvijimin që don

[collapsed]

Plisi A nuk do ta zavendësojë përvijimin amerikan.  Ti do të kesh mundësi me zgjedhë se cilin përvijim don me përdorë në çdo kohë.

Mbas instalimit, në kandin e poshtëm në të djathtë t'ekranit, afër orës dhe datës, do të shfaqen nji ikonë e vogël me dy shkronja EN (ose SQ).  Kliko mbi te për ta ndërrue përvijimin nga tastiera amerikane në Plisi A.  Këte mund ta bash edhe tue shtypë njikohësisht Alt (n'anën e majtë) dhe Shift në tastierë.

Nëse nuk i tregon komputorit se cilin përvijim don ta përdorësh, sistemi vetvetiu do ta zgjedhë përvijimin e parazgjedhun (default).  Ti mund ta caktosh vetë përvijimin e parazgjedhun.  Mbas ta instalosh përvijimin Plisi A, tastiera amerikane do të mbetet e parazgjedhuna.

Për ta ba Plisin 2W përvijimin e parazgjedhun:

  1. Kliko mbi ikonën e tastierës (zakonisht shkruen EN ose SQ) me sustën e djathtë të miut.
  2. Mbasi të shfaqet nji meny rrëshqitëse, kliko mbi Parametrat ose Settings.
  3. Në krye të dritares, aty ku thotë "Gjuha e parazgjedhur" ose "Default input language," zgjedh nga lista rrëshqitëse gjuhën shqipe:  Shqip (Shqipëri) - Plisi A ose Albanian (Albania) - Plisi A.
  4. Kliko Në rregull ose OK.

Për udhzime ma të hollsishme, shihni faqen ndihmëse në sajtin e Microsoftit:  http://support.microsoft.com/kb/258824 (anglisht).

Nëse vendosni se Plisi A nuk i përmbushë nevojat tueja, mund ta çinstaloni si çdo program tjetër në panelin e kontrollit në Windows.

[/collapsed]

Qysh me e përdorë?

Sa për fillim...

[collapsed]

Pothuejse secili buton do ta ketë të nejtën vlerë si në përvijimin amerikan me këto përshtatje kryesore simbas tastierës zyrtare të gjuhës shqipe:

  • Germa Ë ndodhet në vend të pikëpresjes ( ; ) dhe dy pikave ( : ) menjiherë në të djathtë të L-së.
    Në tastierën fizike, ky buton asht i shënuem me .
  • Germa Ç ndodhet në vend të kllapave hapëse kandore ( [ ) dhe gjarpnore ( { ) menjiherë në të djathtë të P-së.
    Në tastierën fizike, ky buton asht i shënuem me .
  • Për dy pikat ( : ) shtyp njikohësisht Shift + pikë ( . )
    Pika asht e shënueme në tastierën fizike me .
  • Për pikëprejse ( ; ) shtyp njikohësisht Shift + presje ( , )
    Presja asht e shënueme në tastierën fizike me .

Për hollsi shih skicën që ndodhet në krye të kësaj faqeje ose kliko këtu për pamje të cilsisë së naltë.

[/collapsed]

Hollsi tjera:  AltGr

[collapsed]

Në skicën e tastierës janë shënue me ngjyrë të kaltër germat dhe karakteret që mund të përftohen tue mbajtë ndrydhë butonin AltGr.  Pra, duhet me shtypë dhe me mbajtë ndrydhun AltGr-në ndërsa i bjen butonin me karakterin që don.

AltGr ndodhet menjiherë në të djathtë të tastit të hapsinës (space bar).  Për shkronjën e madhe ose karakterin në rasën e epërme (upper case), shtype njikohësisht edhe ndërruesin (Shift).  Për germa (jo simbole), mund ta ndezësh kyçin e rasës (Caps Lock).

Tue mbajtë ndrydhë AltGr-në, mund të përftohen këto karaktere:

  • AltGr + , = (shenja "ma i/e vogël")
  • AltGr + . = (shenja "ma i/e madh(e)")
  • AltGr + Shift + , = « (thojza kandore hapëse)
  • AltGr + Shift + . = » (thojza kandore mbyllëse)
  • AltGr + E = € (shenja e EURO-s)

Po ashtu, për ta nxjerrë kundërthyesen ( \ ) dhe shkopin (bar) ( | ), shtyp AltGr dhe buton që në tastierën fizike amerikane asht i shënuem me kundërthyese dhe shkop ( \ dhe | ).

[/collapsed]

Thekset mbi zanore

[collapsed]

Në skicën e tastierës shih tri butona që kanë karaktere të shënueme me të kuqe:

  • Numri 6 ka theksin kulmor ( )
  • Apostrofi ( ) ka theksin e mprehtë ose acute ( ´ )
  • Thojzat ( " ) kanë theksin dypikësh ose diarezën ( ¨ )
  • Butoni për tilde ( ~ ) ka po tilden
  • Theksi i mprehtë ose grave ( ` ) ka po at theks

(Butoni për tilde dhe theks të mprehtë ndodhet në të majtë të numrit 1.)

Nji buton që në skicë ka të shënuem nji theks me të kuqe njihet si "çelës i vdekun" (dead key).  Kur shtypet nji çelës i vdekun, n'ekran nuk shfaqet kurrfarë ndryshimi.  Por karakteri vijues ndryshon mvarsisht nga rregullat që i përcakton çelësi i vdekun.

Te Plisi A, çelësat e vdekun mund të shtypen vetëm tue mbajtë ndrydhë njiherë AltGr-në.  Pra:

  • AltGr + apostrof ( ' ) = theksi i mprehtë ose acute ( ´ )
  • AltGr + 6 = theksi kulmor (^)
  • AltGr + Shift + apostrof ( ' ) = theksi dypikash apo diareza ( ¨ )
  • AltGr + theksi i mprehtë ( ` ) = theksi i mprehtë ( ` )
  • AltGr + Shift + theksi i mprehtë ( ` ) = tilde-ja ( ~ )

Shtyp njanin nga çelësat e vdekun dhe pastaj zgjedh nji zanore për të përftue:

  • Zanoret e gjata: á, é, í, ó dhe ú;
  • Zanoret hundore:  â, ê, î, (ô) dhe û; dhe
  • Zanoret e shkurta (për raste të veçanta dhe gjuhë të hueja): à, è, ì, ò dhe ù.

​Mund të përfitosh edhe karaktere të veçanta si ñ, ã dhe õ.

[/collapsed]

Vërejtje: 

Përvijimi i tastierës mund të mos funksionojë mirë nëse tastiera juej fizike nuk asht e modelit amerikan (US Keyboard). Për çdo pyetje a vërejtje, shkruenani postel n' info@plisi.al.

Botue: 
2013-11-13